Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pjesëmarrja e vendit në Bordin e Paqes ka hapur rrugë të rëndësishme për njohje të reja të Kosovës.
Duke përmendur edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë, Osmani tha se përfaqësimi në këtë nivel po bëhet falë besimit amerikan.
“Jemi të bekuar, si Kosova ashtu edhe Shqipëria jemi së bashku në Bordin e Paqes si dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor, që nënkupton të dy shtetet tona po ngriten në nivel më të lartë të përfaqësimit ndërkombëtar, dhe kjo po bëhet falë besimit amerikan. Por në përgjithësi është edhe një mundësi e mirë që edhe me shumë shtete të tjera aleate të diskutojmë të ecim përpara, dhe të gjitha këto po ngjajnë në kuadër të Bordit të Paqes”, tha e para e vendit.
Ajo tha se me këtë pjesëmarrje, shteti është ngritur lartë në arenën ndërkombëtare, transmeton Klankosova.
“Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, si herën e parë kur isha në Davos, si në Washington, na ka hapur rrugë të rëndësishme me shtete të ndryshme, anëtare të përfshira shtete jo-njohëse. Kjo vërtetë e ka ngritur Republikës e Kosovës në një nivel të ri sa i përket përfaqësimit në arenën ndërkombëtare”, tha ajo



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen