Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar fotografi nga samiti për inteligjencën artificiale që u mbajt në Paris.
Ai ka thënë se bashkë me liderë të tjerë nga bota kanë diskutuar zgjidhje që do ta transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit.
“Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale. Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit. Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi!”