Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në ushtrimin ushtarak ndërkombëtar DEFENDER Europe 2025, që u zhvillua në Babaj të Bokës, ku ka vlerësuar lart angazhimin dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se ndjeu krenarinë që, siç u shpreh ajo, vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë.
“Sot në Babaj të Bokës, në zemër të DEFENDER Europe 2025, ndjeva krenarinë që vetëm ushtria e Kosovës mund ta japë”, ka shkruar ajo.
Presidentja, ka falënderuar ushtarët e Kosovës për suksesin e arritur dhe ka përgëzuar aleatët ndërkombëtarë, me theks të veçantë Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, që po udhëheq këtë ushtrim të përbashkët.
“Si Komandante Supreme, pata nderin t’i falënderoj dhe përgëzoj forcat tona për rezultatin e arritur, si dhe aleatët tanë të pathyeshëm, sidomos Divizionin e 28-të të Ushtrisë Amerikane, i cili po e drejton këtë ushtrim historik”, theksoi Osmani.
Ajo tha se ky ushtrim është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për të qenë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n, duke përforcuar orientimin euroatlantik të vendit.
“Ky ushtrim është dëshmi se Kosova është e përkushtuar, e aftë dhe e gatshme të qëndrojë krah për krah me SHBA-në dhe NATO-n. FSK është krenaria jonë, Aleanca është forca jonë! E ardhmja jonë është euroatlantike!”, përfundoi Osmani.



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur