Osmani: Nënë Tereza ishte zëri i të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar trashëgiminë e Shën Terezës përmes një postimi në Facebook, duke theksuar ndikimin global dhe humanin e veprës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani theksoi se Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi.

“Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz. Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore.“, thuhet mes të tjerash.

Të tjera

Aktuale

S’ka sinjale për formimin e institucioneve!

Ndërsa vendi po përballet me krizë

Lajme

Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij

Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë