Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Riad, ku po merr pjesë me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, në Forumin “Future Investment Initiative” (FII), ka zhvilluar takime me Guvernatorin e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, Yasir Al-Rumayyan, si dhe me Kryeshefin Ekzekutiv të EXPO 2030 Riad, Talal Almarri.
Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se EXPO 2030 Riad është një mundësi e shkëlqyer për Kosovën që të prezantojë potencialin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.
“Në këto takime të ndara, diskutuam për investime strategjike, projekte zhvillimore dhe pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO 2030 që do të mbahet në Riad, ku vendi ynë do ta ketë mundësinë ta prezantojë potencialin e jashtëzakonshëm në fushën e inovacionit dhe teknologjisë”, ka shkruar Osmani.



Të tjera
Lajme Opinione
Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri
Albin Kurti është modeli i
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive