Presidentja Vjosa Osmani ka marrë afro 70 dhurata gjata vizitave të saj jashtë vendit.
Nga lista e dhuratave që ka pranuar, duket se më dorëlirë me të janë treguar në Turqi, vend që ajo e viziton shpesh.
Demokracia.com ka siguruar listën e dhuratave protokollare që i janë dhënë presidentes Osmani gjatë aktiviteteve protokollare në vitin 2022.
Osmani ka marrë një dhuratë nga shkolla “Jusuf Gërvalla” në Dubovik. Nga kjo shkollë, asaj i është dhuruar një portret i Jusuf Gërvallës.
Nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, Osmani ka marrë edhe një vazo të porcelanit.
Ajo e ka marrë dhuratë edhe një portret të saj të punuar me laps në kornizë. Protreti i është dhuruar nga Lira Taraku.
Osmani ka marrë dhuratë nga Presidenca e Turqisë një set procelani me filxhanë dhe album fotografik.
Nga Universiteti i Ankarasë, Osmani e ka marrë dhuratë një pllakë të qeramikës në kornizë të drurit.
Edhe Komuniteti Kosovar në Ankara ia ka dhuruar Osmanit një pllakë me mbishkrim.
Nga Oda Ekonomike Turke, e para e shtetit ka marrë dhuratë një veshje kombëtare në miniaturë dhe një set të bizhuterive të vendosur në kornizë të drurit.
Osmani ka marrë dhuratë nga Qendra e Kulturës Shqiptare në Ankara një portret të Sami Frashërit në pllakë. Portertin e Sami Frashërit, ajo e ka marrë dhuratë edhe nga Shoqata Shqiptare në Ankara “Shemsetin Sami Frashëri”. Nga kjo shoqatë ajo ka marrë edhe një skulpturë.
Një skulpturë tjetër, Osmani e ka marrë edhe nga Presidenca e Republikës së Turqisë, konkretisht nga Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan.
Nga kancelari austriak, Karl Nenammer, Osmani ka marrë dhuratë një pjatë të dheut me mbishkrim.
Osmanit gjatë vizitës në Katar i është dhuruar edhe një album me foto të këtij shteti. Dhurata është dhënë nga Muzeu Kombëtar në Doha.
Fondacioni Katar i ka dhuruar asaj një punim të vogël rëre.
Osmani nga kryetari i Kuvendit të Konsultativ të Katarit i është dhënë një punim në miniaturë i pallatit mbretëror në kornizë të qelqit.
Gjatë një iftari me komunitetin turk në Prizren, ata i kanë dhuruar një pjatë të porcelanit.
Pjatë porcelani, Vjosa Osmani ka marrë edhe nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.
Duket se dhuratat e Osmanit janë kryesisht nga materiali i porcelanit,
Një anije të procelanit, Vjosa Osmani e ka marrë edhe nga Oda Ekonomike e Kolonit – Panama.
Presidenti i Panamsë, Cortizo Cohen, i ka dhuaruar Osmanit një simbol të vendit në formë rrethi.
Gjatë një vizitë në Gjykatën Supreme të Panamasë, asaj i është dhuruar edhe një pllakë e kësaj gjykate.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, i ka dhuruar Osmanit edhe një vazo porcelani dekorues, shkruan Demokracia.com.
Nga Ministria e Jashtme e Panamasë, Osmani ka marrë dhuratë një dekor në formë të gurit.
Osmanit nga shkolla fillore “8 Marsi”, gjatë një vizite në qytetin e Pejës, i është dhuaruar një flamur kombëtar në kornizë të drurit.
Nga Ministria e Kanalit në Panama, ajo ka marrë edhe një këmbanë të vogël, simbol i Anaconit.
Në Panama nga Ministria e Jashtme, Osmani ka marrë si dhuratë edhe një dekor në formë të gurit.
Osmani ka marrë edhe një lule të vendosur në kornizë nga Sekretari Ekzekutiv i Parlatinos.
Dhuratat e porcelanit për Osmanin nuk kishin të ndalur. Ajo mori nga Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, edhe një vazo porcelani dekorues.
Nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, Osmani ka marrë dhuratë një pikturë të sheshit “Skënderbeu” dhe këpucë tradicionale të vendosura në kornizë.
Një punim në pëlhurë, ajo e ka marrë gjatë një vizite në grupin e grave Women Wellnes Center.
Bashkim Jashari, komandant i FSK-së, ia ka dhuruar Osmanit edhe një logo të FSK-së me gurë të Trepçës.
Nga Kryeministri i Tajlandës, Prayout Chan -o-Cha, ajo ka marrë dhuratë një vazo dhe një libër.
Kurse nga Oda Ekonomike e Tajlandës, Osmani ka marrë një dhuratë që nuk dihet se çka është, sepse në formular shkruan vetëm “tradicionale tajlandeze”.
Nga Presidentja e Singaporit, Vjosa Osmani ka marrë një libër të vendosur në kornizë.
E para e shtetit ka marrë edhe një pendë të vendosur në kornizë nga Kryetari i Parlamentit të Singaporit.
Një libër, Osmanit i është falur edhe nga Kryetari i Komunës së Nova Goricës në Slloveni.
Në Slloveni, ajo e mori edhe një Kushtetutë nga drejtori i gazetës zyrtare.
Kornizë e drurit me mbishkim dhe simbolin tradicional Plecnik, Osmanit i ka dhuruar edhe presidenti slloven Borut Pahor.
Vjosa Osmani ka marrë prej delegacionit nga IOWA si dhuratë edhe një kornizë të drurit me mbishkrimin “IOWA”.
Në Presidencë, Osmani ka pritur edhe shoqatën e valltarëve të rinj nga Durrësi, të cilët ia kanë dërguar një pllakë të bakrit me mbishkrim.
Po nga një shoqatë valltarësh nga Mali i Zi, Osmani ka marrë dhuratë një anije të vogël të drurit me vela.
Gjatë vizitës në SHBA, Osmani ka marrë dhuratë nga sekretari Antony Blinken një vazo të qelqit me mbishkrim.
Homologu i saj shqiptar, Bajram Begaj ia ka dhuruar Osmanit një pendë të argjendtë të vendosur në kuti të drurit.
Duket se në Presidencë i kanë ngatërruar pak edhe emrat e shteteve dhe ambasadorëve të tyre.
Izraelit ata i referohen si Izdrael, kurse ambasadores Tamara Ziv me emrin Ramar.
Ajo i ka dhuruar Osmanit një portret qyteti në kornizë.
Nga OPEC, Osmani ka pranuar një pllakë të hekurit me mbishkrim.
Nga një bizes me emrin Horn and Co Analytica, Osmani ka pranuar një pllakë qelqi.
Duarthatë në Presidencë, Osmanit nuk i shkoi as ambasadori jorezident i Malajzisë, Dato Abdul Malik, i cili ia dhuroi një pllakë me mbishkrim.
Osmani ka marrë një medalje të vendosur në kornizë të drurit edhe nga Stuart B.Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Dhuratave të shumta të Osmanit i është shtuar edhe një portret gruaje i punuar në dru, të cilin e ka marrë nga Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja.
Sërish qelq Osmani ka marrë edhe nga Presidenca çeke.
Nga Alice Albright, kryeshefe e MCC -së ajo ka marrë dhuratë një pjatë të porcelanit.
Punim në dru me mbishkrim, Osmani ka marrë edhe nga Presidentja e Palaut.
Një anije me vela në miniaturë, Osmani e ka pranuar nga Presidenti i Maltës, George Vella.
Nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Osmani ka marrë një album në kornizë të drurit.
Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, gjatë vizitës në Austri ka marrë shishe dhe dy gota qelqi.
Më dorëlëshuar me Osmanin është treguar Presidenti i Tunizisë, Kais Saied, i cili ia ka dhuruar Osmanit një libër, pllakë dekorative me motive tuniziane dhe dy skulptura porcelani.
Një punim të vogël filigrani gjatë vizitës në Bullgari, Osmanit ia ka dhënë kryeministri Galab Donev.
Asaj i është dhuruar edhe Çelësi i Sofjes nga kryetarja Yourdanka Fandakova.
Pamjen e Parlamentit të Bullgarisë, Osmani mund ta shoh çdo ditë në një pjatë të dhuruar nga kryetari Vezhdi Rashidov.
Me vazo, Osmanin e ka furnizuar edhe homologu bullgar Rumen Radev.
Kurse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është kujdesur që në bibliotekën e Osmanit të mos mungojë kompleti i librave të Ismail Kadaresë. Rama ia ka dhuruar Osmanit edhe një brosh.
FILIPPOSUSIS, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të Lojrave Mesdhetare, i ka dhuruar Osmanit një ‘Olive tree”.
Nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ajo ka marrë dhuratë edhe “vrapuesen e Prizrenit”. /Demokracia.com/
Kjo është lista e plotë e dhuratave që ka marrë presidentja Vjosa Osmani gjatë vitit 2022: