Osmani: Konjufca ka edhe pak ditë afat, shpresoj që seanca të thirret sa më parë

Presidentja Vjosa Osmani tha se “nuk mund ta paragjykoj” nëse Glauk Konjufca, të cilin ajo e mandatoi për krijimin e qeverisë së re, do të arrijë ta bëjë këtë.

Ajo tha në një prononcim për gazetarët e i mandatuari i dytë ka “akoma afat”.

“Siç e dini, i mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues dhe do të varet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe nga Kryesia e Kuvendit se kur do të ftohet seanca”, tha ajo.

Osmani tha se shpreson që seanca për zgjedhjen e qeverisë të thirret sa më shpejt.

“Siç e dini seanca duhet të thirret brenda afatit kushtetues. Pra, kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresoj që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance. Mirëpo unë nuk mund ta paragjykoj”, tha ajo.

Të tjera

Aktuale

S’ka sinjale për formimin e institucioneve!

Ndërsa vendi po përballet me krizë

Lajme

Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij

Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë