Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nëse s’do të ketë një zgjidhje për bllokadën politike deri në këtë fundjavë, atëherë në fillim të javës së ardhshme do t’i drejtohet Kushtetueses për çështjen e afatit 30 ditor, shkruan Express.
Osmani ka thënë se është e bindur që nëse s’respektohet afati 30 ditor, duhet të ketë pasoja juridike.
“Ne vazhdojmë takimet, megjithatë s’është roli i asnjë presidenti të negocioj koalicionet, e Kam të ndaluar me kushtetutë. Kushtetuta s’më lejon që ta shpërndaj Kuvendin në këtë fazë dhe ta çoj vendin në zgjedhje. Kjo mund të ndodh nëse shpërndahet Kuvendi, por kjo ndodh vetëm pas konstituimit. Unë mund t’iu bëj thirrje për dëmin që po i bëhet Kosovës e rrezikun që i kanoset Kosovës”, ka thënë Osmani.
“Unë jam e bindur që nëse ky afat s’respektohet duhet të ketë pasoja juridike. A nënkupton kjo që secili Kuvend pas 26 korrikut është kundërshtues, a nënkupton kjo se një Kuvend jokushtetues s’mund të zgjedh as qeveri. Sepse nëse vazhdohet edhe pas 26 korrikut, atëherë për çfarë arsye është vendosur ai afat”, ka thënë Osmani.
“Nëse gjatë vikendit s’ka marrëveshje me institucione të konstiotutuara, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës”, ka shtuar tutje.



Të tjera
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në
Lajme
Kica i reagon Kurtit për “diellin dhe shiun”: Moti e kam kuptu qe ky zgjidhjet i pret nga qielli
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur
Ish-Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian