Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakra e Izbicës, duke e cilësuar këtë ngjarje si një nga dëshmitë më të rënda të krimeve të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.
Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se Izbica nuk përfaqëson vetëm dhimbjen dhe çmimin e lirisë, por edhe një kujtesë që nuk duhet të zbehet kurrë dhe një thirrje të vazhdueshme që drejtësia të mos vonojë.
Ajo rikujtoi se 147 civilë të pafajshëm u vranë mizorisht nga forcat serbe, ndër ta edhe foshnja 6-muajshe Dafina Qelaj, një simbol i pafajësisë së shuar në mënyrë barbare. Sipas presidentes, këto krime u kryen me qëllim të shfarosjes së popullit shqiptar dhe si të tilla duhet të marrin përgjigjen e merituar nga drejtësia ndërkombëtare dhe ajo vendore.
“Krimet e Serbisë duhet të përballen me drejtësinë. Kujtimi për të rënët është obligim, ndërsa drejtësia për ta mbetet amanet”, theksoi Osmani.
Në përfundim të mesazhit të saj, presidentja bëri thirrje për ruajtjen e kujtesës kolektive dhe përkushtim të vazhdueshëm në kërkimin e drejtësisë për viktimat.
Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në