Krerët e shtetit sot po qëndrojnë në Prekaz për homazhe në nderim të “Epopesë së UÇK’së”, dhe flijimit të familjes Jashari.
Pas homazheve në varrezat e familjes Jashari, ata u pritën në kullën e Jasharajve nga kjo familje. Aty presidentja Vjosa Osmani ndau “Urdhëri i Lirisë”.
Kurti nga Prekazi: ‘Epopeja e UÇK’së’ e ka dhënë hovin vendimtar për çlirimin e Kosovës
Ndërsa në pronocim para gazetarëve, Osmani tha se jemi këtu për të nderuar sakrificën e familjes Jashari për Liri.
“Natyrisht që sikurse çdo qytetar i Republikës së Kosovës, sikurse çdo shqiptar jemi këtu në Prekazin historik për të nderuar sakrificën, trimërinë dhe guximin e të rënëve të Kosovës. Po ashtu, për të gjitha gratë dhe fëmijët e familjes Jashari të cilët nuk i kurseu regjimi gjenocidal i Serbisë. Kujtimi për ta dhe sakrificën e tyre do të jetë i përjetshëm për të gjithë Kosovën, e cila sot është e lirë falë kësaj sakrifice”, u shpreh Osmani për media./Botapress.info/