Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalë rasti në seancën solemne të Kuvendit për shënimin e Epopesë së UÇK-së, duke thënë mes tjerash se historia e vendit mori drejtim të ri me 5,6,7 mars në Prekaz.
Osmani ka thënë edhe se, Adem Jashari me familjen e tij zgjodhi sakrificën para përkuljes, dhe lirinë para frikës.
‘’Me 5,6,7 mars në zemër të Prekazit historia mori drejtim të ri. Këtu qëndresa, sakrifica, heroizmi dhe e ardhmja jonë në një vend. Adem Jashari, bashkë me gjithë familjen e tij, duke zgjedhur sakrificën përpara përkuljes, ata zgjodhën lirinë, para frikës, nderin para jetës. Familja Jashari u bë kala, e kullat e tyre u bënë flamur i përhershëm i lirisë sonë. 58 shpirtra u bënë dritë për një popull. Në ato ditë krisma e armëve ishte thirrje për liri, ky ishte kushtrimi që zgjoi Drenicën, Kosovën, mbarë kombin dhe ndërgjegjen e botës. Epopeja e marsit nuk është vetëm kujtesë emocionale, është akt themelues i Republikës sonë.
Lufta e UÇK-së, e Jasharajve nuk ishte betejë e vetëm një populli, ajo u pasqyrua dhe u mbështet nga miqtë tanë anë e mbanë globit. Zoti e bekoftë familje Jashari, simbolin më emblematik të shtetit dhe kombit tonë”, ka thënë ajo mes tjerash.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të