Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim homologun e saj maqedonas, Stevo Pendarovski.
Në një konferencë për media pas takimit, Osmani ka thënë se Ballkanit i duhet të ecë shpejtë me hapa të sigurt, shkruan lajmi.net.
Sipas saj, një progres i tillë do të ishte i pamundur nëse do të lejohej depërtimi i ndikimit rus, andaj edhe Kosova sipas saj është duke punuar me aleatët për ta parandaluar këtë.
“Rajonit tonë i duhet ecje me hapa konkret drejt integrimit evropian dhe paqe, mirëpo që nuk mund të arrihet nëse depërton ndikimi i Rusisë përmes trampolinës së vet, Serbisë. Shpresoj që me kalimin e kohës do të rritet edhe shkëmbimi tregtar, ai kulturor, në inovacion e teknologji. Njerëzit tanë duan bashkëpunim sa më të madh”, tha ajo.