Katër përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar me sukses në institucionet më prestigjioze ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për kadetët Arlind Shefiku dhe Enderon Vuthaj, majorin Gëzim Osmani dhe nënkolonelin Gëzim Sada, të cilët përfunduan me sukses studimet në akademitë dhe kolegjet elitare ushtarake amerikane.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar këtë arritje përmes një reagimi publik, duke theksuar se suksesi i tyre është dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bën edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik”, u shpreh Osmani.
Ajo ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme, duke e quajtur aleat të pazëvendësueshëm në ndërtimin e kapaciteteve të Kosovës.
“Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona”, ka përfunduar Presidentja.



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur