Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimin që pati sot me Ministren e Jashtme sllovene, Tanja Fajon.
Osmani tha se me kryediplomaten sllovene diskutoi për bashkëpunimin Kosovë-Slloveni si dhe mbështetjen e tyre në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit të strukturave euroatlantike.
Kurti: Serbia duhet ta njoh Kosovën – Asociacioni bie ndesh me Kushtetutën
“Diskutim i shkelqyeshëm me MJ @tfajon për bashkëpunimin e fuqishëm Kosovë-Slloveni dhe zhvillimet e fundit në rajon. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e Sllovenisë për rrugën euroatlantike të Kosovës. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar në mirëmbajtjen e paqes në rajon”, shkroi Osmani në Twitter.