Gjatë vizitës së saj zyrtare në Hungari, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti një fjalim për studentët dhe profesorët e Universitetit Eötvös Loránd, duke diskutuar për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës, veçanërisht lidhur me marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Hungarisë.
Presidentja Osmani theksoi angazhimin e vendit për integrimin euroatlantik, duke shtuar se Kosova është e përkushtuar të bëhet pjesë e plotë e familjes së shteteve euroatlantike.
Ajo theksoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n për garantimin e stabilitetit rajonal dhe sigurimin e paqes në hapësirën euroatlantike.
Në një nga universitetet më prestigjioze të Evropës Qendrore, Presidentja u ndal gjithashtu në rolin kyç të arsimit si urë lidhëse ndërmjet popujve dhe si një themel për bashkëpunim afatgjatë. Ajo falënderoi institucionet hungareze dhe Universitetin Eötvös Loránd për mbështetjen e studentëve nga Kosova.
Duke kujtuar marrëdhëniet historike të shqiptarëve dhe hungarezëve, Presidentja përmendi figurat e shquara të historisë, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Janos Hunyadi: “Në shekullin XV, shqiptarët dhe hungarezët qëndruan krah për krah për mbrojtjen e qytetërimit evropian. Ishte një aleancë mbi vlera shpirtërore, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta si liria, identiteti dhe dinjiteti. Sot, ky trashëgim frymëzues na udhëzon për të ndërtuar partneritete që reflektojnë një vizion të përbashkët për një të ardhme paqësore dhe të bashkuar.”.



Të tjera
Lajme
Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’
Presidentja Osmani, përmes një video-inçizimi,
Lajme
Veli Bytyqi: Te prifte mbare e mire djali i Kabashit heroik!
Keto dite, ne prag te
Lajme
Disa fjalë të mira për Hyre Tejecin – Zëri i fjalës së lirë dhe angazhimit qytetar
Nga XHAVIT ÇITAKU Në një kohë kur politika kosovare ka nevojë për më shumë integritet, dije dhe ndjeshmëri ndaj qytetarit, kandidatura e Hyre Tejecit për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) paraqet një alternativë serioze dhe me vlera të qëndrueshme demokratike. E njohur për publikun si gazetare, publiciste dhe krijuese e angazhuar, Hyre Tejeci ka ndërtuar