Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot 2 Korrikun e vitit 1990 si një ndër momentet më të rëndësishme në historinë e shtetndërtimit të vendit.
Përmes një postimi të presidencës në Facebook, ajo ka theksuar rëndësinë e Deklaratës Kushtetuese të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, para dyerve të mbyllura dhunshëm nga regjimi serb.
“Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm nga regjimi kriminal i Serbisë.
Me këtë akt historik, i cili i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, gra e burra, sfiduan regjimin dhe i dhanë zë vullnetit të popullit për Kosovën Republikë, duke e hapur rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.
Kjo ditë guximi dhe vizioni mbetet themel i shtetësisë sonë.
Nderim i përhershëm për delegatët e 2 Korrikut, trasuesit e ëndrrës për Kosovën e lirë dhe sovrane”, shkruhet tutje në postimin e presidencës.



Të tjera
Aktuale
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi në KiE e rruga drejt BE-së varen nga partnerët
Në moshën 18-vjeçare, pritet të kesh
Aktuale
Rubio siguron europianët në Mynih: Nuk është as qëllim as dëshirë e jona fundi i epokës transatlantike
Në një tjetër përpjekje për të
Aktuale
Fjalimi i Rubios në Mynih, Kurti shihet në audiencë duke dëgjuar më vëmendje
Kryeministri Albin Kurti u pa duke