Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Alternativën dhe partinë Guxo e ka hapur fushatën zgjedhore përmes një tubimi elektoral në Gjakovë.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Albin Kurti, ka thënë se “dinë dhe duan” ndryshimin.
“Me neve në Qeveri, partnerja kryesore tregtare është Shqipëria dhe orientimi ynë është evropian dhe euro – atlantik. Ne Kosovës ia shtojmë zhvillimin e ia heqim korrupsionin, ia heqim mjerimin e ia shtojmë prodhimin, ia shtojmë drejtësinë e ja heqim krimin dhe ja shtojmë barazinë e ja heqim varfërinë”, ka thënë Kurti.
Ai tutje ka thënë se si koalicion LVV, Alternativa dhe Guxo janë ballëhapur para qytetarëve me të arriturat e qeverisjes katërvjeçare, e që sipas tij e kanë rritur ekonominë, e kanë ngritur demokracinë, e kanë shpërndarë mirëqenien dhe kanë bërë të paprekshme sigurinë. Kurti tha se 110 kandidatët e listës së tyre janë njerëz të ndershëm e profesionistë, të guximshëm e punëtorë, sepse, sipas tij, pas 9 shkurtit e tillë duhet të jetë edhe qeveria.
Të pranishmëve iu adresuan edhe liderja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila dhe ajo e Guxos, Donika Gërvalla Schwarz.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo