Ministri i Financave, Hekuran Murati thotë se për marrëveshjet ndërkombëtare, përveç pozitës, nevojiten edhe ato të opozitës që ato të kalojnë në Kuvend.
Murati tha se legjislatura e Kuvendit po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare që kanë mbetur.
“Për kalim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota, që nënkupton se përveç votave të pozitës, nevojiten edhe votat e opozitës në mënyrë që të mundësohet kalimi i tyre. Kësaj radhe, megjithëse mandati ishte i plotë, kjo legjislaturë e Kuvendit po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare të mbetura”, shkruan Murati në Facebook.
Tutje ai ka përmendur edhe atë me Bankën Botërore që s’është votuar, e cila është në vlerë prej 90 milionë euro, e për të cilën ai thotë se do ta lakmonte secili shtet.
Ai thotë se opozita ka vendosur t’i bëjë opozitë shtetit duke menduar se e dëmton qeverinë.
“Njëra ndër marrëveshjet e mbetura pa votuar është edhe ajo me Bankën Botërore në vlerë prej 90 milionë euro, e që e veçanta e saj është kamata 0% për 12 vite, të cilën do ta lakmonte secili shtet i botës. Mirëpo opozita jonë ka vendosur të mos e votojë, e kësisoj t’i bëjë opozitë shtetit duke menduar që po e dëmton qeverinë. Por qytetarët nuk do ta harrojnë këtë sjellje të opozitës dhe do t’a thonë fjalën e tyre më 9 shkurt”, shkruan Murati në një postim të bërë në Facebook.
Të tjera
Aktuale
Gjykata Speciale s’i pranon krimet serbe në Kosovë si prova në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Mbrojtja e Jakup Krasniqit, ish-zëdhënësit të
Aktuale
Përballje në balotazh në 18 komuna, dominon gara mes LDK-së e VV-së
Pas numërimit të votave me postë
Aktuale
Bie çmimi global i naftës
Çmimet e naftës ranë nën 61