Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci i pyetur për kritikat që kanë marrë pas vendimit të kryekuvendarit Glauk Konjufca për ndërprerjen e seancës pas ardhjes së Listës Serbe, Bajqinovci ka thënë se mbrapa krejt kësaj situate qëndron opozita.
Bajqinovci ka thënë se ardhja e Listës Serbe është totalisht e dirixhiuar nga opozita.
“Mas pari hipokritë janë opozita që i kanë sjellë këtu sikurse më herët që i kanë sjellë sepse ata nuk na janë dashur fare. Por kanë dashtë ta kenë një fotografi dhe të na quajnë ja se si bashkëpunimi se si po ndodh. Është komplet dirixhim i opozitës”, ka thënë Bajqinovci.
“Ne ishim duke votuar mbi 30 ligje deri më tash. Kemi dalë në pushim dhe jemi kthy dhe në atë moment opozita e lëshoi seancën. Ata kanë dalë dhe janë futur Lista Serbe”, ka thënë Bajqinovci nga seanca e Kuvendit të Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Tragjedi në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kusari: RTK po shfrytëzohet nga Qeveria dhe LVV për inate politike
Për mos ekzekutimin e pagës as
Aktuale
Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në