Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kanë kërkuar të paktën tre ditë kohë për ta lexuar dhe analizuar dokumentin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2026, shkruan Gazeta Express.
Të tri partitë, pavarësisht insistimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe LVV-së, s’kanë përkrahur shmangie nga rregullorja për të shqyrtuar në lexim të parë Projektligjin për Buxhetin.
Duke parë një situatë të tillë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur një konsultë mes shefave të Grupeve Parlamentare dhe ministrit, Hekuran Murati.
Pas një konsulte disa minutëshe, është marrë vendim që të shtyhet seanca për leximin e parë të Buxhetit për të hënën në orën 10:00.
“Kjo seancë shtyhet për të hënën në orën 10:00. Leximi i parë i Buxhetit për Buxhetin është në orën 10:00”, ka thënë Haxhiu.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në