Operacioni “Qielli i Thyer”, arrestohen shtatë persona (Pamje)

Në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëhejqen e  Prokurorisë Speciale të Kosovës, të mërkurën është zhvilluar një operacion policor në regjionet e Prishtinës dhe Pejës.

Ky aksion, i koduar me emrin “Qielli i Thyer”, është realizuar në 25 lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.

Të pandehurit, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar “SkyECC” për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë:

  • 638 gramë substancë narkotike e dyshuar si kokainë;
  • Një ( 1 ) peshore për matjen e lëndëve narkotike;
  • 11,065 euro para të gatshme;
  • 34 automjete;
  • Shtatë (7) armë zjarri;
  • Dokumente personale me identitet të rremë;
  • Pajisje elektronike;
  • Dokumentacion i ndryshëm pronësor dhe financiar.

Operacioni është mbështetur nga një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar, përmes shkëmbimit të të dhënave me autoritetet belge, franceze, holandeze dhe agjencinë europiane Europol, duke siguruar koordinim të plotë ndërkufitar.

Të tjera

Aktuale

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë

Të shtëna me armë janë raportuar

Aktuale

Abdixhiku: Bashkimi është në interes të Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir