Policia e Kosovës sot ka njoftuar për arrestimin e pesë personave të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte”.
Me urdhër të Prokurorit Special, janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh, me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar.
Cilat akuza rëndojnë mbi ta?
Ata akuzohen se kishin kryer vrasje, plagos, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për personat e lartcekur do t’i ndërmerre veprime e mëtejme procedurale ligjore, derisa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojë me zhvillimin e hetimeve.
Të tjera
Aktuale
Një muaj nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij ende në arrati
Gjilani u trondit rëndë më 10
Lajme Opinione
Isuf Bajraktari: Fitues i vogël në mesin e të vegjëlve
Në Kosovë sot nuk kemi pozitë
Lajme
Ndalohet kontrabanda e “botoksit” e “fillerëve”, Dogana e Kosovës tregon vlerën
Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së