Një operacion kundër krimit kibernetik, i koordinuar nga EUROPOL, në të cilin kanë marrë pjesë disa shtete të botës, përfshirë Republikën e Kosovës, në vendin tonë ka rezultuar me arrestimin e tre personave.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, operacioni në Kosovë, është zhvilluar ditën e djeshme nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në tri lokacione: Vushtrri, Obiliq dhe Ferizaj.
Po ashtu është bërë e ditur se me urdhër të Prokurorisë Speciale janë ndaluar për 48 orë personat: A.R., A.K. dhe R.H., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Hyrja e paautorizuar në sistem kompjuterik” dhe “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”.
Sipas hetimeve, të dyshuarit, gjatë periudhës 2023–2025 duke shfrytëzuar njohuritë e tyre teknologjike dhe duke vepruar nën nofka dhe emra të rremë, kanë siguruar në mënyra të kundërligjshme të dhëna personale, financiare dhe kredenciale. Këto të dhëna më pas janë publikuar në platformën online “LEAKBASE.IO”, me qëllim shitjen dhe përfitimin material, si dhe duke u mundësuar personave të paautorizuar përdorimin e tyre për qëllime kriminale.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 3 kompjuterë llaptop,5 shtëpiza kompjuteri, 6 telefona mobilë dhe 2 pajisje memorizuese.
Ky operacion është pjesë e një operacioni ndërkombëtar policor (OP LEAK), i cili është zhvilluar në mënyrë të koordinuar dhe të njëkohshme në këto shtete:
SHBA, Britani e Madhe, Australi, Gjermani, Kosovë, Rumani, Poloni, Portugali, Kanadë, Malajzi, Greqi, Spanjë, Holandë, dhe Belgjikë./



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen