Operacion i madh policor në Veternik, dyshohet se është arrestuar një vrasës me pagesë

Një operacion i madh policor është zhvilluar para pak minutave në lagjen Veternik të Prishtinës.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se gjatë këtij aksioni është arrestuar një person i dyshuar për vrasje me pagesë të kryera në Danimarkë.

I dyshuari është shoqëruar në një nga stacionet policore në kryeqytet, ku pritet të intervistohet në prani të prokurorit.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe njësinë elitare FIT.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast

Të tjera

Bota Lajme

Bien çmimet e naftës pas deklaratës së Trumpit për Iranin

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm

Lajme

Tragjedia në Majac, Prokuroria: Ngjarja nisi nga një mosmarrëveshje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë