Botapres, 11 tetor- Një operacion i madh i Policisë së Kosovës po zhvillohet në këto çaste në periferi të Prishtinës.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se cak i këtij operacioni janë personat që merren me fajde.
Aksionin po e realizon Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Bastisjet kanë nisur tani ndërsa për numrin e të arrestuarve dhe për detaje tjera rreth këtij operacioni, IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar në kohë reale, percjell Botapress.info