Gazetari Parim Olluri the se deklarata e Kurtit referuar opozitës si “nomad”, është e pavend. Sipas tij, Kurti merret vetëm me fatin e tij personal.
“Merret me matematikat e tij personale”, tha Olluri për Kurtin.
“Opozita nuk e ka obligim me ja votu as kryekuvendarin as kryeministrin. Nomad dihet kush është në politikën kosovare, familja e tij që nuk jetojnë e nuk shkollohen në Kosovë. Pra ky (Kurti), ka banesë në Norvegji, e blerë nga bashkëshortja e tij…Ky nuk ka kurfarë lidhje me shtetin e Kosovës. Nuk e din as sa është tatimi në pronë, as sa i bahet fatura e rrymës bashkëshortes e vajzës së tij në Norvegji. Nuk e din as çfarë probleme ka sistemi arsimor fillor në Kosovë, sepse vajza e tij nuk shkollohet këtu”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në