Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka reaguar pas njoftimit të Agjencisë Kosovare për Privatizim, të cilët sot kanë shpallur konkurs për shitjen e 55 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, përmes likuidimit.
Olluri pyeti se si Kurti që para një viti premtoi se do të shuajë aktivitetin e AKP-së, sot po ua shet oligarkëve pronat e shtetit.
“Qysh more Albin Kurti paska marre vendim per me iu shite oligarkeve prona te shtetit? A eshte qiky qe bajke be ne fushate zgjedhore qe ka me ia ngjite drynin Agjencise se Privatizimit?”, shkroi Olluri në Facebook.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/05/ururuurururu.png)
Kujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore, Kurti ka thënë se synon të shuajë aktivitetin e AKP-së. Në programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se do krijohet Fondi Sovran dhe asetet e AKP-së do të kalojnë në pronësi të Fondit Sovran.
Më 25 mars 2021, kryeministri Albin Kurti kërkoi nga AKP-ja të pezullojë shitjen e pronave të ndërmarrjeve shoqërore.