Gazetari Parim Olluri përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas lajmit që ministria e Financave ka kërkuar sipas nenit 18 që të kenë një listë të personave që janë në grevë për t’i pezulluar nga puna dhe t’u ndalen benefitet, transmeton Botapress.info
Ai e ka quajtur absurde mobilizimin e qeverisë të Kosovës kundër grevistëve. Ndërsa, ka kujtuar edhe vizitën zyrtare të kryeministrit, Albin Kurti në Norvegji ku ka folur me sindikalistët atje.
”Pushteti i Kurtit mobilizohet kunder grevisteve. Kjo eshte absurde. Ka qene vete Kurti qe gjate vizites zyrtare ne Norvegji iu jepte zemer sindikalisteve te atjeshem. Iu ka ba llaf se si duhet te jene kembengules per te drejtat e punetoreve. Ndersa ne Kosove po e ekzekuton aksionin per shtypjen e grevisteve,” shkroi ai.
Për Gazetën zëvendës sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu e ka konfirmuar se kanë kërkuar që të kenë një listë të personave që janë në grevë për t’i pezulluar nga puna dhe t’u ndalen benefitet.
“Po është kërkesë ligjore e cila kërkon që persona qe janë ne greve tu pezullohet paga dhe përgjegjësia nga puna. Neni 18 i Ligjit për Greva kërkon pezullimin e kontratës se pune dhe te mos paguhet vetëm për këtë arsye e kemi dërguar emalin. Sot e kemi marre njoftimi për greve nuk kemi marre me herët njoftim. Proceduralisht duhet me dite kush është në grevë.”, tha ai. /Botapress.info./