Ole Gunnar Solskjaer ka hedhur poshtë mundësinë për të marrë drejtimin e Danimarkës pasi ai momentalisht është në negociata me një ‘klub të madh’, sipas raportimeve të fundit.
Që prej se u shkarkua nga Manchester Unitedi në nëntor të vitit 2021, 51-vjeçari refuzoi disa oferta të ndryshme, duke përfshirë dy nga Superliga e Arabisë.
Norvegjezi ishte lidhur fortë me një kalim tek klubi amerikan Charlotte FC, e po ashtu edhe tek Leicester City të cilët ishin të etur ta sjellin Solskjaerin në ‘King Power Stadium’ në rikthimin e tyre në Lign Premier.
Por ai është ende pa klub. Në fakt, ish-trajneri i Man United ka refuzuar së fundmi shansin për të marrë drejtimin e Danimarkës, sipas të përditshmes daneze Tipsbladet.

Gjatë muajit korrik, Kasper Hjulmand kishte dhënë dorëheqjen si përzgjedhës i Danimarkës pas serisë pa fitore në Euro 2024.
Federata e Futbollit të Danimarkës ishte vënë në kërkim për një përzgjedhës të ri, andaj kishin kontaktuar Solskjaerin për t’ia ofruar këtë mundësi.
Sidoqoftë, norvegjezi thuhet se është në negociata me një të ashtuquajtur ‘klub t madh’, andaj për këtë arsye nuk deshi që të futej në negociata me Danimarkën.



Të tjera
Aktuale
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Abdixhiku përkujton Agim Kikajn në 9 vjetorin e vdekjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës
Lajme
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,