Milani ësht duke kërkuar transferimin e sulmuesit meksikan Santiago Gimenez gjatë afatit kalimtar të janarit.
Megjithatë oferta e Rossonerëve nuk e ka kënaqur askënd te gjiganti holandez.
Drejtuesit e Feyenoordit dhe Santiago Gimenez thuhet se janë të pakënaqur me ofertën e fundit të Milanit për sulmuesin meksikan.
Sipas Fox Sports, përfaqësuesit e Gimenez u tronditën nga oferta e ulët nga klubi italian, duke pritur që Milani të përmbushë vlerën prej 40 milionë euro të vendosur nga Feyenoord.
Në vend të kësaj, oferta e Milanit ishte 20 milionë euro plus një klauzolë shitjeje prej 10%, të cilën Feyenoord e refuzoi menjëherë.
Feyenoord edhe në verë kishte refuzuar një ofertë prej 30 milionë euro për sulmuesin e tyre, pasi synimi është të fitojnë mbi 40 milionë euro nga largimi i Santiago Gimenez.



Të tjera
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar
Aktuale
Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,