Pas raportimeve se 200 kompani gjermane kanë paralajmëruar ikjen nga Kosova për shkak të situatës në veri ka reaguar Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Me anë të një komunikatë këto informacione i quajtën të rrejshme.
Përfundon protesta e serbëve pas arrestimit të të dyshuarit për krime lufte
“Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare nga burime të ndryshme ka marrë informacionin e qarkullimit të një lajmi të rrejshëm me titull “E frikshme: Afër 200 kompani gjermane paralajmërojnë ikjen nga Kosova për shkak të situatës së sigurisë”.OEGJK e sheh të arsyeshme të demantojë këtë lajm të rrejshëm”, thuhet në njoftimin e publikuar në “Facebook”.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/06/ODA.jpg)