Oda Ekonomike Amerikane reagon me shqetësim të thellë: Qeveria Kurti të ndryshojë qasje menjëherë

 Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë reaguar përmes një komunikate për media duke shprehur hqetësimin e të thellë lidhur me njoftimin e sotëm të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.

Pezullimi i kësaj nisme të rëndësisë strategjike për Kosovën për Odën Amerikane përbën një hap prapa për aspiratat ekonomike dhe diplomatike të Kosovës.

“ Në këtë moment vendimtar, është thelbësore që Qeveria e Kosovës të ndryshojë menjëherë qasjen e saj dhe të angazhohet në një koordinim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë. Kosova nuk ka mbështetës dhe partner më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ky realitet duhet të reflektohet në veprimet dhe vendimet e institucioneve të saj”, thuhet në reagim.

“Vetëm përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe përafrimit me aleatët tanë më të besueshëm, Kosova mund të garantojë stabilitetin, të debllokojë mundësitë ekonomike, si dhe të sigurojë mirëqenie afatgjate për qytetarët e saj.

Oda Ekonomike Amerikane mbetet e përkushtuar në mbështetjen e avancimit të partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe u bën thirrje të gjithë hisedarëve politikë e jopolitikë në Kosovë që të veprojnë me përgjegjësi dhe urgjencë për të rikthyer besimin dhe dialogun”, përfundon reagimi.

 

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive