Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm në fushën e astronomisë me hapjen e Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar në Rashincën e Shtimes.
Kryeministri Albin Kurti, së fundmi ka realizuar një vizitë ku ka theksuar rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e shkencës në Kosovë.
Observatori është i pajisur me teleskopin më të madh solar në Evropën Lindore, të siguruar nga kompania SkyëatcherUSA, i cili ofron mundësinë për të vëzhguar diellin dhe fenomenet kozmike me detaje të jashtëzakonshme.
“Ky projekt është hapësirë e frymëzim për shkencëtarët e rinj dhe vrojtuesit e apasionuar të universit të pafund”, ka shtuar Kurti.
“Për një përvojë të veçantë e të paharruar ju ftoj ta vizitoni të gjithë, sidomos bashkë me fëmijët tuaj”, ka thënë Kurti.
Ky projekt, i mbështetur nga Komuna e Shtimes, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe donatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vlerë totale prej 310 mijë euro dhe është i pari dhe i vetmi i tillë në vend. /Telegrafi/



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo