Të martën, Barack Obama u kthye në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë që nga largimi nga detyra si president.
Ai mori pjesë në një aktivitet për të festuar 12-vjetorin e reformës së shëndetësisë “Obamacare”, e cila u prezantua gjatë kohës së tij sa ishte në pushtet.
“Është ndiesi e mirë të kthehesh prapë. Këtë e përjetova pak më parë”, tha Obama, njoftojnë mediet botërore, transmeton RTKLive.
Presidenti Joe Biden, i cili ishte nënpresident i Obamës midis viteve 2009-2017, priti ish-shefin e tij.
“Ndiehemi si në kohë të vjetra”, tha Biden.