Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga vartësja e tij, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, janë ulur në bankat e një shkolle në Llap, përderisa greva në arsim po vazhdon.
Kurti sot në Podujevë ka vënë gurthemelin për ndërtimin e shkollës “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë prej nga vjen kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Kurti, Nagavci dhe Bulliqi kanë shfrytëzuar rastin që të ulen në bankat e një shkolle në Llap dhe të dalin në fotografi edhe pse nxënësit kosovarë akoma s’kanë filluar mësimin e rregullt shkaku i grevës.
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, sot i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të ulet dhe të bisedojë me sindikalistët që të gjendet një zgjidhje.
Kryeministri Kurti në anën tjetër i ka quajtur të pakuptimta kërkesat e tyre./Botapress.info/