Pas 133 ditësh qëndrimi në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli është shpallur fitues i këtij edicioni, me kundërshtarin e fundit, Kristin.
Mes lotësh, Luizi shprehu falenderimet e tij për publikun dhe jo vetëm që e ndihmuan të shpallet fitues. Një reagim për fitoren e këngëtarit e ka bërë dhe fituesi i “Big Brother Kanada”, Kevin Jacobs.
Në një postim në rrjetin social, Instagram, Kevin shprehet se tashmë “nxënësi është bërë mësues”.
Luizi gjatë prime-it final, nuk u shpall vetëm fitues i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, por edhe i zemrës së Kiarës.
Çifti kurorëzoi gjatë mesnatës dashurinë e tyre në martesë.