100 euro janë alokuar dje në llogaritë e studentëve nga Qeveria.
Me këtë rast, pati kritika të ashpra në adresë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Kjo çështje u diskutua edhe në Edicionin Special në Klan Kosova me deputetin e PDK-së Jakup Nura.
Nura tha se ky veprim i Kurtit, ishte i pandershëm dhe se u bë për vota.
“Duke e pasur parasysh se studentët janë pjesa më e ngritur e shoqërisë, nuk besoj se do të bien pre e këtyre 100 eurove. Unë mendoj se shumë më e ndershme do të ishte që studentëve t’u rregullohen kushtet në fakultete”, deklaroi Nura në Klan Kosova.
Këto mjete financiare iu dhanë atyre veç tre ditë para zhvillimit të rundit të balotazhit, në 18 komuna.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike