Kur janë numëruar mbi 2400 kuti nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.5%. Socialistët kanë siguruar deri tani rreth 290 mijë vota. Koalicioni PD-ASHM ka 34.4% ose rreth 190 mijë vota në të gjithë vendin, njofton balkanweb.
Forcë e tretë politike renditet PSD me 4% të votave. Socialdemokratët e Tom Doshit kanë marrë deri tani rreth 22 mijë vota në të gjithë vendin. Votat e tjera ndahen mes Nisma-Shqipëria Bëhet me 3.3%, Mundësia 2.7%, Koalicioni Euroatlantik 1.1% dhe Djathtas për Zhvillim 0.4%.
Sipas rezultatit paraprak, PS merr 83 deputetë, PD 51, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir