Përderisa rezultati mes partive nga zgjedhjet e 28 dhjetorit është i qartë, gara e brendshme mes kandidatëve të partive për deputetë është duke vazhduar.
Një garë e tillë, e ngushtë, është duke u zhvilluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila aktualisht ka fituar 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë parti, për momentin janë duke u përballur tre kandidatë për ulësen e fundit për parlament.
Fadil Hadergjonaj, Ermal Sadiku e Arben Gashi, janë pjesë e kësaj gare. Edhe pse për momentin Gashi është jashtë kuvendit, ndërsa Sadiku e Hadergjonaj kanë ulëse, dallimi i vogël në vota lë ende hapësirë për ndryshim të përbërjes së grupit parlamentar të kësaj partie, për së paku një emër.
Momentalisht, Hadegjonaj radhitet i 14 me 17,533 Vota, Sadiku i 15 me 17,513 Vota, dhe Gashi i 16 ( jashtë kuvendit) me 17,154 Vota.
Ndryshe në KQZ është duke vazhduar numërimi i votave me postë, ku deri tani janë numëruar 85,52%.




Të tjera
Aktuale
417 veta nga 1126 të regjistruar votuan deri në orën 13:00 në ambasadën e Kosovës në Austri
Për zgjedhjet e 7 qershorit sot
Aktuale
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua e moshuar
Një rast tragjik është raportuar në
Lajme
Sekuestrohen atlete me logo të brendeve të njohura në pesë lokacione të Prishtinës
Dogana e Kosovës ka zhvilluar një