Me 42 vota për, 55 kundër dhe 0 abstenim Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti-i.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi se të pranishëm në sallë ishin 101 deputetë ndërsa në votim morën pjesë vetëm 97 deputetë.
Për shkak të vërshimeve Mitrovica shpall gjendje emergjente, kryetari jep detaje
Deputetët kanë zhvilluar diskutime të enjten në lidhje me tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.
Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.
Në fund të muajit prill të vitit 2022 projektligji që ju mundëson qytetarëve tërheqjen e deri në 30 për qind të mjeteve nga TRSUT-i u ishte shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës./Botapress.info/