Zyrtarët komunalë të Prishtinës kanë sqaruar se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në shkollat e kryeqytetit, transmeton IndeksOnline
Në një njoftim për opinionin publik, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka bërë të ditur se Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Zyrën ligjore, është duke finalizuar një akt udhëzues, i cili do të rregullojë qartë organizimin e aktiviteteve jashtëmësimore në të ardhmen.
Njoftimi i tij i plotë:
Për shkak të sqarimit të opinionit publik ju njoftojmë se nuk do të ndalohen ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës në kryeqytet!
Drejtoria e Arsimit në kryeqytet se bashku me Zyrën ligjore është duke finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet ekstra-kurrikulare si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave, e të tjera, i cili vlen për procedurat në të ardhmen!



Të tjera
Lajme
Rama njofton për lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka
Aktuale
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”
Për ata që ndjekin
Lajme
Kurti: Vazhdon takimi dyditor i kabinetit, projekte të mëdha në plan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton