Shkup, 24 tetor – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot është vaksinuar me vaksinën kundër gripit senzonal.
Ai pas vaksinimit për media tha se deri më tani për tre apo katër ditë vaksinën e kanë marrë për mbi 10 mijë qytetar, ndërsa përmes aplikacionit vakcinacija.mk për të marrë vaksinën janë paraqitur për mbi 52 mijë qytetarë.
“Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Institutin për Shëndet Publik ka siguruar mbi 70 mijë vaksina, dhe uroj që sa më shumë njerëz në këtë periudhë të marrin vaksinën”, tha Taravari.
Në lidhje me vdekjen e foshnjës 14 mujashe, Taravari tha se masat e mara i kemi dorëzuar Odës së Mjekëve.
“Gabime në shëndetësi ndodhin, por është e rëndësishme të merren masa dhe të japim shembull që si shëndetësi dhe Ministri e Shëndetësisë të ndërmarrim masa kur bëhen lëshime. Nga Komisioni janë vërtetuar masa dhe të njëjtat ja kemi dorëzuar Odës së Mjekëve. Masat aktuale janë që tu merren licencat mjekëve që kanë bërë lëshime”, tha Taravari.



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është