Botapress, 19 Maj- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se “… po shpall përcaktimin publik të shtetasit shqiptar Sali Berisha, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë si i përfshirë në korrupsion në shkallë të lartë…” Kjo deklaratë e sekretarit Blinken nënkupton se Sali Berisha dhe familja e tij, bashkëshortja Lirie, djali Shkelzen dhe vajza Argita Berisha Malltezi janë të padëshirueshëm për të vikzituar Amerikën, shkruan Botapress.
Por, lista e personave “non grata” nuk nis dhe nuk përfundon me Sali Berishën.
Menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, Departamenti i Shtetit amerikan hartoi një listë me persona nga Kosova, kryesisht ish-komandnat të UCK-së të cilët u futën në “Listën e zezë” të Departamentit amerikan.
Në këtë listë, që së fundi është publikuar më 26 janar të vitit 2018, zënë vend edhe disa kosovarë, përfshirë drejtues të institucioneve shtetërore dhe deputetë.
Aty bëjnë pjesë i Fatmir Limaj, pastaj deputetët Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, ish deputeti Rrustem Mustafa – Rremi, ish kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku, LKÇK, por edhe të tjerë.
Paradoksalisht, në listë gjendet edhe emri i terroristit të vrarë, Lavdrim Muhaxheri, që ka qenë pjesë e grupeve ushtarake në Siri.
Në dokumentin e publikuar përveç emrave të politikanëve, gjenden edhe lëvizje politike, si LKÇK dhe LPK, si edhe UÇK, po ashtu, edhe biznesi “Dona-Shell” nga Peja.
Kjo është lista e plotë emrave të personaliteteve publike e politikë që janë në “listën e zezë” të SHBA-ve:
Lista:
Fatmir Limaj
Daut Haradinaj
Rexhep Selimi
Sami Lushtaku
Rrustem Mustafa
Azem Zyla
Ramiz Lladrovci
Emrush Xhemajli
Gafurr Elshani
Sabit Gashi
Skënder Habibi
Avdyl Jakupi
Ismet Kryeziu
Isak Musliu
Maliq Ndrecaj
Emrush Suma
Sami Ukshini
Muhamet Xhemajli
Haradin Bala
Besnik Kelmendi
Elvis Kelmendi
Liridon Kelmendi
Naser Kelmendi
Safet Durguti
Lavdrim Muhaxheri (i vrarë)