Hyrja në fuqi e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës për shkak të veprimeve krye në vete të Kryeministrit Albin Kurti është përcjellë me debate të forta jo vetëm në studiot televizive por edhe në rrjetet sociale dhe forma të tjera të ndërkomunikimit në Kosovë dhe jashtë vendit, shkruan Botapress.
Nuk ka munguar gjaknxehtësia shqiptare “pro et contra” këtyre masave sanksionues të BE-së dhe veprimeve kokëforta të Albin Kurtit.
Një prej opinionisteve e cila gjatë kohës sa ishte në opozitë ka pëkrahur me të madhe Albin Kurtin, ndërkaq vetëm pas disa muajsh të qeverisjes, po e kritikon “me dajak në krah” kryeministrin e Kosovës është edhe Kimete Berisha. Ajo vetë e ka pranuar se është zhgënjyer nga mënyra e Qeverisjes së Kurtit ndaj nuk i ka kursyer kritikat kundër tij.
Në një postim të saj të fundit, me portrete të qëndrimit në Shqipëri, Kimete Berisha i ka vënë “sanksione” Albin Kurtit!
Sanksione edhe nga une.
S’ka më shkrime për Albinin.
01.07.2023
Shqipëri