Pep Guardiola ka refuzuar thashethemet që e lidhnin atë me mundësinë për t’u bërë përzgjedhës i Anglisë në vitin 2025.
E ardhmja e Guardiolas tek Manchester Cityt mbetet në dyshim pasi kontrata e tij me kampionin në fuqi të Ligës Premier skadon në fund të sezonit.
Klubi është i etur që ish-trajneri i Barcelonës të rinovojë me ta por Guardiola ende nuk e ka marrë vendimin e tij përfundimtar.
Përkundër raportimeve paraprake se një vendim do të merrej para fundit të vitit 2024, kjo çështje duket se do të zgjatet deri në vitin 2025.

Përzgjedhësi i përkohshëm Lee Carsley e ka distancuar veten për të marrë përfundimisht drejtimin e Anglisë teksa ai është në krye të ‘Tre Luanëve’ vetëm për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Eddie Howe dhe Thomas Tuchel janë nën konsideratë për të udhëhequr Anglinë, por Guardiola është ‘kandidati i ëndrrave’ nëse vendos të largohet nga Mançesteri.
Guardiola e ka mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje dhe se nuk është duke konsideruar ndonjë ofertë për momentin pasi fokusi i tij është vetëm tek City.
“Jo, këto thashetheme nuk janë të vërteta. Nëse kam vendosur diçka do të thosha jo. Mund të bëj gjithçka”, ka thënë Guardiola për Che Tempo, Che Fa.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore