Pasojat e bullizmit mund të kenë efekte afatshkurta dhe afatgjata për të gjithë personat e përfshirë, si në aspektin psikologjik (duke përfshirë depresionin, ankthin, vetëvlerësimin e ulët.), në aspektin fizik (si lëndimet fizike etj.) por edhe në performancë akademike. Përvojat individuale tregojnë që në shoqërinë tonë shpesh mund të ndodhë që viktimat e bullizmit të mos mbrohen nga të tjerët por mbesin vetëm. Rrjedhimisht, mungon vetëdijesimi për pasojat e asaj se çfarë bullizmi mund të i shkaktoj viktimës, shkruan Botapress.info
Prej të gjitha institucioneve arsimore, pjesëmarrësit konsiderojnë se dukuria e bullizmit më së shumti është e pranishme në shkollat e mesme (58.31%) dhe shkollat fillore (31.94%) si dhe në një përqindje më të vogël në universitet/kolegj (4.37%). Po ashtu, vlen të theksohet se prej të gjitha llojeve të pranishme të bullizmit në Kosovë, bullizmi verbal (55.79%) është konsideruar si lloji më prezent i bullizmit nga pjesëmarrësit, duke lënë pas atë kibernetik (25.16%), si dhe fizik (17.91%)”, shkruhet në raportin e “Pyper”, shkruan Botapress.info
E lidhur me këtë Labinot Azemi nga Kosova, i riu që gjatë jetës së tij është bullizuar për shkak të asimetrisë në fytyrën e tij. Ai tregoi për përjetimet e tij në periudha të ndryshme dhe për mbështetjen që ka pasur nga njerëzit.
Azemi bullizmin e ktheu në forcë të madhe duke u rrëfyer publikisht në media pa hezituar, duke e pranuar veten ashtu sic është, për t’i treguar të gjithëve se cilat mund të jenë pasojat nëse kalon në bullizem një fëmijë ose i rritur nga shoqëria dhe masa.
Të kaluarën e “ errët” e la pas, por pa e harruar, Azemi tani ndjesit e veta i ka kthyer në force, përkushtim dhe punë të madhe duke punuar e tani është prezantues i një emisoni të ri që e ka emruar “ Thuhet” në RTI. Ku do të jetë emison ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim në media të tjera. Dhe ku hapsira mediatike do të jetë direkt për të gjithë njerëzit që u bullizuan, u shtypen u paragjykuan dhe u lënduan në forma të ndryshme gjatë jetës nga njerëzit, shkruan Botapress.info
Në emisonin e parë të “Thuhet” Azemi bëri një rrëfim rrënqethës duke treguar të gjithë historin e jetës së tij. Tutje tha edhe “ të dua”, por me një fuqi të madhe duke i thënë “ të dua” të gjithë atyre që dikur nuk besuan në të, të gjithë atyre paragjykuesve, të gjithë atyre njerëzve që drejtuan gishtin nga Azemi duke dyshuar në forcën e brendshme dhe sukseset e tij. Kjo “ të dua” erdhi duke ia bërë me dije se fal tyre sot është më i fort se kurr. Dhe gjithashtu mesazh për të gjithë, që të jemi të paster me veten dhe të mos arrij askush të ju dorëzojë apo të ju bëjë të ndiheni keq dhe të pa vlerë, shkruan Botapress.info
Prandaj është e rëndësishme të investohet në programe apo emisone edukimi dhe socializimi që nga familja, në shkollë e komunitet, sepse varësisht si janë të edukuar dhe të socializuar fëmijët, ata/o do t’i zbatojnë edhe ato sjellje në shoqëritë e tyre, qoftë në shkollë apo rrugë. Duhet pasur kujdes se si i trajtojmë të tjerët. Mësimdhënësit/et dhe edukatorët/et duhet të angazhohen po ashtu në parandalim të këtij fenomeni negativ, sepse, përveç tjerash ata/ato janë edhe pasqyrë për nxënësit/et. Të punojmë që ta adresojmë bullizmin, sepse bashkë mund t’i plotësojmë mangësitë tona sepse pavarësisht që secili jemi të ndryshëm, ne jemi të barabartë./Botapress.info/
Për më teper kjo është video virale që po bënë gjiro në rrjete sociale: