Notarja sllovake, Tamara Potocka u rrëzua teksa doli nga uji dhe u rrethua menjëherë nga personeli mjekësor, të cilët e vendosën në barelë për ta dërguar më pas për tretman më të detajuar.
Potocka është rrëzuar buzë pishinës pasi garoi në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
21-vjeçarja u rrëzua mëngjesin e sotëm menjëherë pas një ngrohje kualifikuese të 200 metrave individuale për femra dhe iu dha ndihma e parë dhe më pas u dërgua me barelë.

Ajo u pa me një maskë oksigjeni ndërsa u dërgua për ndihmë mjekësore më të detajuar. Personali mjekësor në pishinë tha se ajo ishte e vetëdijshme.
“Ajo është e vetëdijshme, por ne jemi në pritje të informacioneve të reja mjekësore”, shpjeguan organizatorët për AFP, duke specifikuar se Potocka po kujdesej nga ekipet mjekësore.
Sllovakja e përfundoi e garën e shtata në kohën 2 minuta e 14.20 sekonda, duke e lënë të eliminuar nga raundi gjysmëfinal.
Seria e radhës u shty pak për t’u dhënë kohë shpëtimtarëve për t’u kujdesur për notaren.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi