Para pak ditësh përmes një njoftimi Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë bëri të ditur se do ta mbyllë ambasadën e saj në Kosovë. Lidhur me këtë ka reaguar gazetari, Valon Syla i cili siç duket pret një përgjigje nga kreu i ekzekutivit, Albin Kurti pas këtij vendimi të Norvegjisë, transmeton Botapress.
Ai i cilëson edhe si ‘miqtë e Albinit’ pasi bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës vjen nga ky shtet.
”Miqt e Albinit, Norvegjia e paskan mbyll Ambasadën në Prishtinë. Çka ndodhi. A ka përgjigje Albini dhe diaspora e fuqishme e Skandinavisë?.. Ju lanë a? E more papaka…po ju vlerësojnë si të pa rëndësishëm,” shkruan Syla në Facebook.
Ndër të tjerash opinionisti ironizon edhe me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ky i fundit kishte qenë pjesë e Forcave të Armatosura norvegjeze.
”Reduktim stafi. Tash ju trajtojnë prej Beogradi… pse a prej Tiranës a që s’ka pasë Ambasadë Norvegjeze. Po thojnë paskan me bo Zyre të veçantë për Ballkan… taman ideja e Albinit – Ballkania. Ky ushtari i Norvegjisë që e bonët ministër, çka i ka punët?,” përfundoi Syla.
Kujtojmë se marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Norvegjisë tani do të barten te një ambasadë që është më afër. /Botapress.info/