Një numër i madh i pensionistëve të Kosovës janë parë sot duke pritur para bankave komerciale me shpresë se do të marrin pagesën shtesë prej 100 eurosh që ditë më parë i ndau Qeveria e Kosovës. Por duket se kjo pritje ka qenë e kotë.
Sipas një njoftimi të fundit të Ministrisë së Financave pagesat nuk do të dalin sot por nesër.
Pritje të gjata para bankave, Qeveria nuk i ekzekuton pensionet
Ja njoftimi i plotë i MFPT-së:
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022.
Arsyeja e shtyerjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, për të cilën ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi.
Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites