Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në Merdarë, matanë kufirit do të ketë protesta dhe bllokim të rrugëve nga ora 12:00 deri në 15:00.
Kjo qendër ka bërë thirrje që të përdoren pikat tjera kufitare për qarkullim.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e SRB, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.